Barcelona gati të “blindojë” Yamal deri në vitin 2031

Barcelona ka siguruar të ardhmen e yllit të ri Lamine Yamal. Sulmuesi spanjoll i lindur në vitin 2007 pritet të nënshkruajë sot kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me klubin katalanas deri në verën e vitit 2031. Agjenti i tij, Jorge Mendes, do të zhvillojë sot një takim me drejtuesit e Barcelonës për të finalizuar marrëveshjen që zgjat kontratën aktuale, e vlefshme deri në qershor 2026.

Yamal, i cili më 13 korrik mbush 18 vjeç, ka regjistruar tashmë 106 paraqitje me ekipin e parë të Barcelonës, duke shënuar 25 gola dhe dhënë 34 asistime. Me rinovimin e ri, ai do të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës, duke kaluar edhe mesfushorin holandez Frenkie de Jong, i cili aktualisht përfiton 18 milionë euro neto në vit.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për klubin pas zyrtarizimit të dy rinovimeve të tjera të mëdha ditët e fundit: trajneri gjerman Hansi Flick ka firmosur deri në vitin 2027, ndërsa sulmuesi brazilian Raphinha ka rinovuar deri në vitin 2028.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Barcelona gati të “blindojë” Yamal deri në vitin 2031

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?