Barcelona gjen zgjidhjen për të federuar blerjet e reja në merkato

Barcelona është në luftë me kohën për të federuar blerjet e reja para se të nisë kampionati spanjoll, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ketë mundësi për t’u larguar me parametra zero.

Klubi katalan nuk mund t’i regjistrojë dot të gjithë afrimet e verës dhe emra si Kessie e Christensen mund të largohen sërish ashtu siç erdhën, me parametra zero, nëse nuk depozitohen kontratat.

Megjithatë Laporta u shfaq optimist dhe duket se klubi e ka gjetur zgjedhjen për të krijuar hapësira për federimin e të gjithë futbollistëve të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu sot pritet të depozitohet në ligë kontrata e shitjes së 24.5% të aksioneve të “Barca Studios”, për vlerën e 100 milionë eurove, vetëm pak ditë pasi shitën të njëjtën përqindje aksionesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paralelisht me këtë lëvizje, po negociohet edhe me menaxherët e De Jong, Depay e Braithwite, të cilët kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Barcelonë dhe synohet që të ndërpritet bashkëpunimi me të tre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?