Barcelona hidhet në sulm për mbrojtësin e City-it që aktivizohet me pikatore
Barcelona mund të gjejë në Premier League një përforcim të papritur për repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së janarit. Sipas asaj që raporton Fichajes, Manchester City i ka ofruar klubit katalanas mundësinë për të transferuar Nathan Aké, mbrojtësin holandez të lindur në vitin 1995, si zgjidhje për të përforcuar prapavijën në një moment delikat të sezonit.
Ake po gjen më pak hapësira se sa pritej në rotacionet e Pep Guardiolës, i penalizuar nga konkurrenca e fortë në repartin defensiv të “Citizens”. Edhe pse mbetet një lojtar i besueshëm dhe i vlerësuar brenda dhomës së zhveshjes, roli i tij është shpesh ai i një alternative luksoze dhe jo i një titullari të rregullt.
Gjatë këtij sezoni, mbrojtësi holandez ka regjistruar 13 ndeshhje në total, me pjesën më të madhe të minutave të luajtura në kupat kombëtare, më shumë sesa në Premier League.
Me kombëtaren e Holandës, ai ka luajtur më shumë ndeshje si titullar sesa me Manchester City-n në kampionat, një tregues i qartë i rëndësisë së tij, që në Angli nuk po gjen vazhdimësi.
Barcelona po monitoron situatën, duke vlerësuar nëse profili i Ake mund të përfaqësojë përforcimin e duhur për të rritur stabilitetin defensiv në pjesën e dytë të sezonit. Merkatoja e janarit mund të sjellë zhvillime interesante në këtë drejtim.
KOHA JONË SONDAZH

