Barcelona i falet Suarez në gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Valencias (VIDEO)
Barcelona nuk gabon në aktin e parë gjysmëfinal ndaj Valencias në “Camp Nou”. Skuadra e Ernesto Valverdes, ka fituar me rezultatin 1-0 në një ndeshje të dominuar prej tyre gjatë gjithë takimi.
Pjesa e parë luhet vetëm në portën e ekipit të Marselinjos, por blaugranët nuk arrijnë që të konkretizojnë mundësitë e tyre për shënim. Valencia futet me një ritëm tjetër në pjesën e dytë, por sërish pëson një gol në minutën e 67-të. Lionel Mesi bën një veprim të bukur në zonë, pason për Suarez, i cili gjen rrugën e rrjetës pas një goditje me kokë.
Kujtojmë që ndeshje e kthimit do të luhet pas një jave në Mestaja. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

