Barcelona i heq shiritin e kapitenit portierit Ter Stegen

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht vendimin për t’i hequr përkohësisht shiritin e kapitenit portierit Marc-André Ter Stegen, pas nisjes së procedurave disiplinore ndaj tij.

Klubi, në bashkëpunim me drejtorin sportiv dhe stafin teknik, ka vendosur që Ter Stegen të mos mbajë më shiritin e kapitenit deri në përfundimin e hetimeve dhe zgjidhjen përfundimtare të situatës.

Gjatë kësaj periudhe, detyrat e kapitenit kryesor do t’i kalojnë mbrojtësit Ronald Araujo, i cili është aktualisht kapiteni i dytë i ekipit të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim është pjesë e një procesi të brendshëm disiplinor që pritet të marrë zhvillime në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?