Barcelona i jep leje të largohet nga stërvitja, Neymar në Paris për marrëveshjen

Neymar është larguar nga stërvitja e Barcelonës me lejen e trajnerit Valverde, konfirmuar nga klubi në Twitter. Sulmuesi brazilian do të udhëtojë drejt kryeqytetit francez për të kompletuar transferimin prej 222 milion eurosh te Paris SG.

Neymar u rikthye te Barcelona të mërkurën, por u largua nga qendra stërvitore vetëm pak kohë më pas, pasi u takua me shokët e skuadrës.

Te Paris SG ai do të fitojë 30 milionë euro në vit, ndërsa i ati, Neymar Sr., do të marrë 40 milionë euro si pjesë e marrëvershjes së transferimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka pritet të përfundojë brenda kësaj jave, ndërkohë që PSG e nis kampionatin të shtunën me ndeshjen kundër Amiens.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?