Barcelona i jep numrin e Xavit mbrojtësit 19-vjeçar

Jean-Clair Todibo mezi priste që të transferohej gjatë verës te Barcelona, por mbrojtësi para dy ditësh mori lajmin e madh se do të transferohej te blaugranët që në këtë merkato. Futbollisti 19-vjeçar ka përjetuar ditën e parë me klubin katalanas, teksa ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2023.

Francezi do të mbajë mbi shpinë një numër special te Barcelona, 6-n, që la Xavi Hernandez.

“Është një ëndërr që e kam pasur që fëmijë. Jam i lumtur dhe shumë krenar. Do të jap gjithçka për Barcelonën. Umtiti është një shembull për mua. Ai është kampion bote dhe një nga më të mirët. Numri 6? Është një numër shumë i rëndësishëm për blaugranët. Shpresoj që ta justifikoj, pasi ai ka dhënë shumë për Barcelonën”, deklaroi qendërmbrojtësi francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Todibo do të ketë një klauzolë me vlerë 150 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?