Barcelona i realizon dëshirën Koeman, akord me sulmuesin e Lyon-it

Barcelona është shumë pranë transferimit të Memphis Depay në Camp Nou. Sulmuesi i Lyon është një nga dëshirat e mëdha të trajnerit holandez, Koeman.

Sipas mediave holandeze në arkat e Lyon do të shkojnë 25 milionë euro fikse plus 5 të tjera në formë bonusesh për kartonin e Depay i cili do të provojë të bëjë te Barcelona atë që nuk bëri dot te Manchester United disa vite më parë kur u transferua nga PSV-ja për 34 milionë euro.

Depay me Barcelonën pritet të firmosë një kontratë deri në vitin 2024. Konkurrenca në sulm për t’ju bashkëngjitur Messit do të jetë e madhe me Griezmann, Dembele dhe Coutinhon.

SHKARKO APP