Barcelona i tregoi derën, PSG hidhet në sulm për Luis Suarez
Paris Saint Germain kërkon të përfitojë nga situata e komplikuar te Barcelona, për të rrëmbyer Luis Suarez, i cili është në listën e largimeve. Trajneri Koeman i telefonoi të hënën për t’i bërë të ditur se nuk bën pjesë në planet e tij, teksa skuadra franceze e sheh uruguaianin si zgjidhjen perfekte për sulmin në sezonin e ri.
Të dyja klubet nuk kanë aspak një raport të mirë mes tyre që nga transferimi i Neymar për 222 milionë euro, por zgjidhja mund të jetë zgjidhja e kontratës nga vetë futbollisti.
Një tjetër opsion për Suarez ishte një rikthim i mundshëm te Ajax, por agjenti i tij ka mohuar një transferim të tillë. Suarez përfiton 300 mijë euro në javë, një shifër që mund të përballohet vetëm nga PSG. Kujtojmë që uruguaiani shënoi 198 gola dhe dhuroi 109 asistë në 283 ndeshje me fanellën blaugrana, që nga viti 2014. /R.Lika-Koha Jone/