Barcelona i vë kushte United për de Jong: Nuk ka negociata pa 75 milionë euro
Frenkie de Jong mbetet një objektiv i Manchester United për të forcuar mesfushën gjatë kësaj vere. Klubi anglez prej kohësh është në bisedime si me Barcelonën ashtu edhe me lojtarin për të tentuar mbylljen e operacionit, por deri më tani nuk është arritur shifra që dëshiron Barcelona
Klubi anglez ka përmirësuar disi propozimin e parë. Fillimisht ofruan 60 milionë euro plus 20 me bonuse. Në kontaktet e fundit është vendosur që të ofrojnë 65 milionë euro fikse, por Barcelona dëshiron më shumë.
Klubi katalanas ndërkohë ka vendosur si kusht paraprak shifrën e 75 milionë eurove, si kusht për të nisur negociatat. United është i vetëdijshëm se situata ekonomike e Barcelonës nuk është e mirë dhe po bën presion për ta rrëmbyer me një çmim më të mirë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

