Barcelona ka gati planin për të rrëmbyer Kante, e ndihmon Coutinho
Jo vetëm Lautaro Martinez. Barcelona sipas “Mundo Deportivo” është edhe në kërkim të një mesfushori, ku emri i parë në listë është mesfushori i Chelsea-t, N’Golo Kante.
Klubi blaugrana është në kërkim të një mesfushori që mund të japë cilësi dhe sasi në mesfushë, teksa 29-vjeçari francez duket zgjidhja e duhur. Katalanasit e kanë gati strategjinë edhe për të konkretizuar këtë operacion, teksa me shumë mundësi do të përdorin kartën Coutinho, i cili do të rikthehet nga Bayerni, po nuk ka hapësira në ekipin e Setien.
Largimet e mundshëm të Rakitic dhe Vidal, apo edhe forma e dobët e Busquets kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për mesfushorë të tjerë. /R.Lika-Koha Jone/