Barcelona kalon “pengesën” Napoli, Bayerni shpartallon Chelsea-n (VIDEO)

Bayerni dhe Barcelona janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë një biletë për në çerekfinalet e këtij edicioni në Champions League. Skuadra bavareze shpartalloi 4-1 edhe në ndeshjen e kthimit Chelsea-n, duke u konfirmuar si një nga pretendetet e këtij edicioni.

Lewandowski konfirmoi formën e jashtëzakonshme që po kalon duke shënuar dy gola, ndërkohë që Perisic dhe Toliso do të realizonin gjithashtu. Tek Blutë e Londrës golin e nderit e shënoi talenti Hudson Odoi.

Barcelona u kualifikua falë fitores 3-1 në “Camp Nou” ndaj Napolit. Lenget zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të me një goditje me kokë. Në të 23-tn, Messi do të realizonte një super gol duke shmangur disa futbollistë. “Pleshti” fitoi një penallti në fundin e pjesës së parë, teksa nga pika e bardhë Suarez nuk do të gabonte. Napoli “ndezi” shpresat me 11-metërsh, por pa mundur që të realizonte më. /R.Lika-Koha Jone/


SHKARKO APP