Barcelona kërkon “bishën” e skuadrës së Wolves në verë

Barcelona është gati për një mini-revolucion në merkaton e verës. Krahas emrave për një numër 9 të mirëfilltë, drejtuesit kërkojnë edhe lojtarë nga krahu, duke parë se blerjet e fundit si Dembele, Malcom e Coutinho nuk kanë arritur që të bindin.

Adama Traore shihet si një kandidat i fortë për të veshur fanellën “blaugrana”, teksa është vëzhguar në disa ndeshje nga emisarët spanjollë.

24-vjeçari ka një ecuri impresionuese me Wolverhamptonin e deri tani ka luajtur 36 ndeshje, ku ka shënuar 5 herë dhe ka dhënë 10 asiste. Kujtojmë që Traore ka qenë pjesë e skuadrës së moshave të Barcelonës nga viti 2012 deri në 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?