Barcelona kërkon një zëvendësues për Lewandowskin, synon yllin e Stuttgart-it

Barcelona hedh sytë nga një emër i ri për repartin ofensiv. Sipas mediave gjermane, trajneri Hansi Flick ka vënë në shënjestër sulmuesin e Stuttgart-it, Nick Woltemade, si pasuesin ideal të Robert Lewandowski-t.

Woltemade, 23 vjeç, është formuar te akademia e Werder Bremen dhe u bashkua me Stuttgart-in verën e kaluar. Sezonin e fundit ai ka shkëlqyer duke shënuar 17 gola në 35 ndeshje.

Lewandowski, aktualisht 36 vjeç, ka kontratë me Barcelonën deri në qershor 2026, por klubi katalanas po mendon që të sigurojë që tani trashëgimtarin e tij në majën e sulmit. Për Woltemade ka pasur interesim të madh nga Bayerni, por nuk është gjetur një akord i mundshëm deri më tani. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?