Barcelona kërkon të blindojë super talentin Gavi me klauzolën 1 miliard euro

Është një futbollist për të cilin flitet shumë në Spanjë dhe që në harkun e pak javëve ka marrë vëmendjen botërore. Pablo Martín Páez Gavira, i njohur si Gavi, tashmë është kthyer në simbolin e ri të La Rojas me performancat e tij shumë të mira. Mesfushori i Barcelonës, i lindur në vitin 2004, këtë sezon debutoi dhe në Champions League, ndërkohë që më vonë mori një ftesë nga trajneri Luis Enrique.

Talenti spanjoll në ndeshjen ndaj Greqisë u largua nga fusha me pasime 100% të suksesshme: në praktikë nuk humbi as një top për 65 minuta, si dhe bëri 43 pasime të suksesshme. Gavi duhej të largohej nga fusha pasi mori një goditje sy, ndërkohë që Luis Enrique nuk i kurseu elozhet për të pas ndeshjes: “Gavi është një përbindësh. Ai tha se nuk shikonte qartë, por donte të vijonte që të luante. Kishte probleme ndaj dhe e zëvendësova”.

Barcelona po punon për rinovimin e kontratës së 17-vjeçarit, e cila skadon në vitin 2023. Do të ketë një ndryshim të rëndësishëm të rrogës në marrëveshjen e re, teksa sipas gazetës “Sport” do të vendoset dhe një klauzolë prej 1 miliard eurosh. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?