Barcelona kërkon të rrëmbejë Moratën që në janar, por ka kundër buxhetin

Xavi vazhdon të mendojë për Alvaro Moratan. Tekniku katalanas nuk e ka humbur shpresën për sulmuesin, të cilin e thërriti për t’i bërë një ofertë në fundin e vitit që sapo lamë pas. Barcelona shpreson që Juvja të marrë Vlahovicin dhe në këtë mënyrë të tregohet më e disponueshme për të lejuar largimin e Moratas.

Xavit i duhet të luftojë, pasi Barcelona ka problemet tashmë të ditura me bilancin, borxhe në shumën 1 milard e 173 milionë euro, sipas auditimit të mbyllur në 30 qershor 2020, dhe për të respektuar normat e Ligës Spanjolle, iu desh të priste për të federuar Ferran Torresin, që e kishte marë që në fillim të merkatos.

Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës frenojnë, pasi duan të evitojnë të tjera shpenzime në janar. Tek Juventusi, ndërkohë, presin, pasi për ta Morata edhe mund të qëndrojë bashkë me Vlahovicin, një hipotezë që për momentin nuk përjashtohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?