Barcelona kthehet në “makth” për Realin, e nxjerr nga gara për titull (VIDEO)
“El Clasico” po kthehet në makth për skuadrën e Real Madrid në “Santiago Bernabeo”. Skuadra blaugrana ka pësuar humbjen e dytë radhazi brenda javës dhe të katërtin në ndeshjet e fundit. Blaugranët triumfuan minimalisht 1-0 me një gol të shënuar në pjesën e parë.
Skuadra katalanase gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 26-të me Ivan Rakitic. Mesfushori kroat shfrytëzoi më së miri një pasim në krahun e djathtë dhe me një parabël të lehtë arrin që të mposhtë portierin Courtois. Ky është goli i tretë në kampionat për Rakitic.
Real Madrid tentoi që të reagonte në pjesën e dytë, por blaugranët mbronin mjaft mirë me Lenglet dhe Pique që janë të pakalueshëm në qendër të mbrojtjes. Në krahun tjetër, Messi dhe Suarez shfrytëzojnë më së miri kindërsulmet, ndërkohë që Ramos nuk i kurseu bërrylat nga ylli argjentinas.
Tre ditë më parë e nxori jashtë nga Kupa e Mbretit, ndërkohë që sonte në mbrëmje e nxori dhe jashtë garës për titullin, pasi Barcelona është 12 pikë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

