Barcelona luan gjithçka për Martinez, 70 mln euro kesh plus dy lojtarë

Në Spanjë emri i Lautaro Martinez po lakohet gjithnjë e më shumë, është kthyer në një klasike, pasi në garë për të siguruar shërbimet e tij janë Barcelona dhe Real Madrid por për momentin “blaugranët” kanë diçka më shumë. Sipas të përditshmes “Sport”, Martinez mbetet një objektiv fiks i Barcelonës në merkaton e verës, do të bëjnë gjithçka për ti vendosur në krah Leo Messit sulmuesit që ai preferon, i sponsorizuar së fundmi edhe nga vetë Suarez si pasuesi i tij.

Barcelona kërkon të josh Interin me një ofertë të re duke përfshirë në negociata jo vetëm para kesh por dhe dy lojtarë. Inter kërkoi me insistim gjatë janarit shërbimet e Vidal, një lojtar që Conte e admiron, pikërisht duke iu referuar këtij fakti, Barcelona, është e gatshme ti vendos në tavolinë klubit ziklatër kartonin e Vidal plus atë të Semedo plus 70 milion euro kesh, një ofertë e cila në dukje i shkon përshtat Interit.

Për vetë sulmuesin argjentinas, Barcelona ka gati një pagë sezonale prej 7 milion euro kesh, praktikisht 3 herë më shumë se sa përfiton aktualisht tek Inter. Barcelona kërkon në këtë mënyrë të djeg sa më shpejt të jetë e mundur konkurrencën e Real Madrid të cilët nuk kanë ndërmend të negociojnë shumë por janë të gatshëm të paguajnë menjëherë klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro.

SHKARKO APP