Barcelona mbetet e pathyeshme, barazim dramatik ndaj Sevijas (VIDEO)

Barcelona vijon të jetë e pathyeshme në këtë sezon. Katalanasit kanë barazuar në shifrat 2-2 ndaj Sevijas.  Në minutën e 36-të Franco Vasquez zhbllokoi rezultatin pas një goditjeje brenda zonës që mposht portierin ter Stegen. Pas pushimit Luis Muriel dyfishon rezultatin dhe përsëri bën të duket keq mbrojtjen katalanase.

Valverde ndërhyn menjëherë dhe fut në fushë Lionel Mesin. Suarez ngushtoi diferencën dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. Barça nuk harxhon kohë fare dhe as 60 sekonda më pas Leo Mesi barazon rezultatin dhe i jep barazimin katalanasve. Barcelona fiton një pikë të rëndësishme dhe ruan pathyeshmërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?