Barcelona me 9 lojtarë në sfidën e kthimit ndaj Napolit, shans i artë për Manajn

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë ndaj Napolit për fazën e 1/8-ve në Champions League, por humbi “pjesë” të rëndësishme gjatë ndeshjes. Po flasim për mungesat e shumta që do të ketë skuadra e Setien për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Camp Nou”. Gazeta “Sport” raporton se për momentin vetëm 9 lojtarë janë në dispozicion për ndeshjen e 18 marsit. Mes kualifikimeve dhe dëmtimeve, përveç Ansu Fati, Setien duhet të bëjë llogaritë për mungesat e shumta.

Për çështje skualifikimi do të mungojë me sigurti Sergio Busquets dhe Arturo Vidal (u ndëshkua me karton të kuq”. Sa i përket dëmtimeve, dihet që Ousmane Dembele dhe Luis Suarez kanë mbyllur sezonin, ndërkohë së fundmi në infermieri janë shtuar edhe Sergi Roberto, Jordi Alba dhe Gerard Pique. Në këtë mënyrë skuadra blaugrana është në emergjencë totale.

Përveç portierëve Ter Stegen dhe Neto, në mbrojtje janë në dispozicion vetëm Semedo, Lenglet, Umtiti dhe Junior Firpo. Në mesfushë janë Rakitic, Arthur dhe De Jong, ndërkohë që në sulm vetëm Messi dhe Griezmann. Në këtë mënyrë strategu i katalanasve duhet të kërkojë lojtarë të rinj për të formuar qoftë 11-shen e parë të formacionit.

Image

Shans i artë për Manaj- Barcelona është në një moment të vështirë, por ka edhe nga ata që mund të përfitojnë në këtë rast. Njëri prej tyre është padyshim Rey Manaj. Sulmuesi i kombëtares sonë me siguri që do të jetë në listën për duelin e kthimit ndaj Napoli, madje edhe mund të luajë që nga minuta e parë. Afrimi më i ri Braithëaite, nuk mund të luajë në Champions League për shkak se nuk është federuar, ndërkohë që Manaj u përfshi në listë. Deri më tani sulmuesi shqiptar është grumbulluar vetëm një herë nga Setien në kampionat, por nuk u aktivizua për asnjë minutë as në pjesën e dytë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP