Barcelona me një plan B nëse dështon me Lautaron, kushton 70 milionë euro
Barcelona kërkon të blejë një sulmues në verë, i cili të jetë në gjendje që të zëvendësojë Luis Suarez në tridentin sulmues. Lautaro Martinez është në krye të listës së dëshirave por “Ser Catalunya”, ka zbuluar se ekipi katalanas ka edhe një plan bë, ai quhet Alexander Isak.
Sulmuesi suedez aktivizohet aktualisht te Real Sociadad, teksa ka shënuar 14 gola në 34 ndeshje. Barcelona mund të nënshkruajë menjëherë me të, nëse paguan klauzolën me vlerë 70 milionë euro, 41 milionë euro më pak se sulmuesi i Interit.
Ekipi blaugrana duhet të nxitojë, pasi Dortmund ka të drejtën e sulmuesit vetëm për 30 milionë euro deri në vitin 2021. /R.Lika-Koha Jone/