Barcelona mendon për një alternativë më ekonomike se De Ligt
Napoli dhe Barcelona do të përballen në Europa League, por skuadra katalanase ka edhe një tjetër mision. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit janë vënë në lëvizje për të afruar yllin e mbrojtjes Kalidou Koulibaly.
Edhe pse mediat italiane kanë raportuar më parë se mbrojtësi senegalez është pranë rinovimit me Napolin, ndërhyrja e Barçës mund të ndryshojë gjithçka.
Barcelona po planifikon të ofrojë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin. Më shumë se gjysma e shifrës që do të duhet të investonin për De Ligt. Holandezi ndërkohë ka edhe një pagë më të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

