Barcelona mendon për pasuesin e Koeman, del në skenë një strateg gjerman
Joan Laporta ka konfirmuar pak ditë më parë Ronald Koeman edhe pse sezonin e ardhshëm. Presidenti theksoi se holandezi do vijojë të jetë trajneri i Barcelonës, por vështirë të ndodhë një gjë e tillë.
Gjithsesi pas rezultateve të fundit duket se drejtuesit e klubit katalanas po mendojnë një ndryshim në pankinë, pasi nuk janë të kënaqur me stilin e futbollit që preferon tekniku 58-vjeçar nga Zaandam.
Xavi mbetet një opsion për ta zëvendësuar, por në skenë ka dale edhe një gjerman. Mediat spanjolle raportojnë se Koeman do të largohet në fund të sezonit dhe atë pritet ta zëvendësojë Ralf Rangnick. Ai po pret ofertën e duhur për t’u rikthyer në stol dhe Barcelonës nuk do i thoshte kurrë jo.