Barcelona mund me lehtësi Villarealin dhe blindon kreun e renditjes

Barcelona ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj Real Madridit, duke triumfuar 0-2 në transfertë ndaj Villarrealit në “La Cerámica”. Katalanasit e zgjidhën ndeshjen shpejt dhe ruajtën avantazhin në krye të renditjes.

Goli i parë erdhi që në minutën e 12-të, kur Raphinha u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Situata u komplikua për vendasit në minutën e 39-të, kur ish-lojtari i Juventusit, Renato Veiga, u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Villarrealin me dhjetë lojtarë.

Barcelona përfitoi nga superioriteti numerik dhe në minutën e 63-të Lamine Yamal dyfishoi shifrat, duke vulosur fitoren. Ky sukses i lejon skuadrës së Hansi Flick të shkëputet sërish në +4 pikë nga Real Madridi, i cili një mbrëmje më parë kishte mposhtur Sevillën me të njëjtin rezultat, 0-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 17-të e La Ligës vijon të dhurojë rivalitet të fortë në krye, ndërsa Barcelona konfirmon ambiciet për titull me një tjetër paraqitje bindëse në transfertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?