Barcelona mund me manita Bilbaon dhe shkon në finalen e Superkupës

Barcelona e  Hansi Flick ka prerë biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës, duke dhuruar spektakël 5-0 nsaj Athletic Bilbaos.  Një ndeshje pa shumë histori, e mbyllur praktikisht brenda 38 minutave të para, ku katalanasit treguan forcë, ritëm dhe cilësi të lartë loje.

Edhe pse Lamine Yamal e nisi takimin nga stoli, Barcelona hyri në fushë “zjarr”. U deshën vetëm 22 minuta që Ferran Torres të zhbllokonte rezultatin, duke i hapur rrugë një pjese të parë dominuese. Tetë minuta më pas, Fermin Lopez dyfishoi shifrat, ndërsa pak minuta më vonë Roony Bardghji realizoi golin e tretë, duke e kthyer ndeshjen në një monolog katalanas.

Raphinha ishte qershia mbi tortë në fundin e pjesës së parë, duke shënuar një eurogol spektakolar që vulosi “pokerin” dhe nxori jashtë loje një Athletic Bilbao të hutuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në startin e pjesës së dytë, braziliani Raphinha kompletoi dopietën personale me golin e pestë, duke i dhënë goditjen përfundimtare takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë katalanasit presin të mësojnë rivalin në finalen e Superkupës, i cili do të dalë nga përballja e së enjtes mes Real Madridit dhe Atletico Madridit. Një finale që premton spektakël, me Barcelonën që hyn si pretendente serioze pas këtij demonstrimi force.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?