Barcelona mund me “poker” Celta Vigon, Messi shkëlqen me tripletë (VIDEO)

Lionel Messi konfirmon edhe njëherë se nuk është një futbollist i zakonshëm. Ylli argjentinas ka shënuar tripletë në fitoren 4-1 ndaj Celta Vigos duke i dhënë kryesimin e kampionatit skuadrës katalanase.

 

Ylli argjentinas ishte në mbrëmjet e tij magjike, teksa fillimisht shënoi me penallti në minutën e 23-të. Olaza barazoi përkohësisht rezultatin për miqtë, por në minutën e parë shtesë, Messi shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pleshti” është kthyer në një super specialist, pasi tashmë i ekzekuton sikur të ishin penallti. Në startin e pjesës së dytë, ai shënoi sërish nga goditja e dënimit, duke lënë të shtangur portierin Blanco. 5 minuta nga fundi Busquets shënoi golin e katërt për ekipin katalanas, me një goditje në hyrje të zonës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?