Barcelona mundet në shtëpi ndaj Frankfurtit dhe eliminohet, e pëson edhe Lyoni (VIDEO)
Barcelona eliminohet me bujë nga Europa League. Skuadra e Xavit pësoi një disfatë të rëndë 2-3 në “Camp Nou” në duelin e kthimit çerekfinal ndaj Frankfurtit. Kostic zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4-t me penallti, ndërkohë që Borre do të shënonte dhe golin e dytë në minutën e 36-të.
Filip Kostic i dha fund shpresave të blaugranëve duke shënuar golin e tretë në minutën e 67-të. Në fundin e duelit, Bousquets shënoi një super gol me një goditje nga distanca, duke i dhënë shpresa minimale ekipit të tij. Në minutën e 9-të te shtesës Depay shënoi golin e dytë me penallti, por nuk kishte më kohë për një tjetër gol.
Leipzig siguroi një biletë për në fazën tjetër, pasi fitoi 2-0 ndeshjen e kthimit në Bergamo kundër Atalantës. Në minutën e 18-të, Laimer dhuroi një asist për Christopher Nkunku, i cili dërgoi lehtësisht topin në rrjetë. Atalanta tentoi të reagonte, por pa rrezikuar portën kundërshtare. Në fundin e ndeshjes, Nkunku shënoi me penallti dhe golin e dytë që vulosi kualifikimin.
Lyon u eliminua pas humbjes së rëndë në shtëpi 0-3 ndaj West Ham. Sfida e parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Daëson, Rice dhe Boëen ishin autorët e golave për skuadrën angleze. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

