Barcelona-Napoli me dyer të hapura, nis shitja e biletave
Ndeshja Valencia-Atalanta do të luhet me porta të mbyllura në Champions League, ndërkohë që Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma me shumë mundësi do të luhen pa tifozë. Gjithsesi situata nga Coronavirusi nuk pritet të ndikojë në duelin mes Barcelonës dhe Napolit, e cila me shumë mundësi do të luhet normalisht me publik.
Madje në stadium pritet të ketë tifozë edhe nga skuadra e Napolit, teksa është rihapur shitja e biletave. Ndeshja me shumë mundësi do të luhet rregullisht me praninë e fansave blaugrana, të cilët pritet që ta mbushin stadiumin “Camp Nou”. /Koha Jone/