Barcelona ndalet edhe ndaj Osasunës, shtanget në fundin e ndeshjes (VIDEO)
Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Osasunës. 19-vjeçari, Nico, zhbllokoi takimin në minutën e 12-të, pasi mori një aist nga Gavi, por vetëm dy minuta më vonë Garcia barazoi takimin me kokë në zhvillimit e një goditjeje të lirë.
Gjatë fraksionit hapës nuk pati ndryshim tjetër rezultati, por ekulibrat u prishën sapo nisi pjesa e dytë, me Abdessamad Ezzalzouli që goditi më të parën, duke e dërguar topin në rrjetën e portës së Osasunës.
Barcelona arriti ta manaxhonte lojën për më shumë se gjysmë ore lojë, por në të 86-tën Avila, me një goditje në hyrje të zonës arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
KOHA JONË SONDAZH

