Barcelona ndalet edhe në La Liga, nuk fiton dot ndaj Cadiz (VIDEO)

Barcelona vijon momentin e vështirë edhe në kampionat pas turpërimit nga PSG. Skuadra e Koeman nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Cadiz.

Në minutën e 32-të, Pedri pengohet në zonë nga dy mbrojtës. Nga pika e bardhë Lionel Messin arrin që të shënojë. Sfida do të prodhonte pak mundësi shënimi.

Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Lenglet ndërhyn në mënyrë të gabuar në zonë, duke i dhuruar një penallti Cadiz. Nga pika e bardhë Aleix Fernandez arrin që të shënojë. Barcelona mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, 5 më pak se Reali, por dhe me një sfidë më shumë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP