Barcelona ndalet ndaj Galatasaray-it, Atalanta fiton me përmbysje ndaj Leverkusenit (VIDEO)
Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Europa league në përballjen me Galatasarayn. Skuadra e Xavit ishte dominuese ndaj skuadrës turke, por nuk ia dolën që të gjenin rrugën e rrjetës, pavarësisht se luanin në Camp Nou.
Në pjesën e dytë De Jong arriti t’i afrohej golit, por ishte pa fat, pasi topi u ndal nga shtylla. Pak minuta më vonë ishte Galatasaray që surprizoi, por anësori sinjalizoi një pozicion të parregullt, duke lënë në fuqi barazimin pa gola, që zhvendos fatin e kualifikimit në Turqi, pas një jave.
Atalanta ka arritur një fitore të rëndësishme për kualifikimin për në raundin tjetër, teksa mundi në shtëpi Bayer Leverkusen me rezultatin 3-2. Gjermanët befasuan në Bergamo, duke shënuar që në minutën e 11-të me Charles Aranguiz, por skuadra e Gasperinit përmbysën gjithçka në pjesën e parë, Malinovskiy dhe Muriel, të cilët shënuan dy herë në harkun kohor të dy minutave në të 23-ën dhe në minutën e 25-të. Pjesa e dytë nisi sërish me gol për italianët me Muriel që realizoi në minutën e 49-të, i cili shënoi dhe golin e dytë personal.
KOHA JONË SONDAZH

