Barcelona ndalet ndaj Gironas, Pique shpëton katalansit nga humbja (VIDEO)
Ernesto Valverdes i ka kushtuar shtrenjtë besimi që pati për t’i dhënë mundësinë e debutimit nga minuta e parë të mbrojtësit Lenglet. Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Girona-s, teksa pjesën më të madhe të fajit është e tija për shkak se u largua me karton të kuq në minutën e 35-të, pasi goditi me bërryl kundërshtarin.
Messi kaloi në avantazh fillimisht blaugranët në minutën e 19-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë Stuani përfitoi nga avantazhi numerik duke barazuar shifrat. Bomberi i Gironas shënoi edhe në fillimin e pjesës së dytë, por Pique do të shpëtonte vendasit me një gol të shënuar me kokë.
Barcelona mbetet në vendin e parë më 13 pikë, po aq sa Reali, por me një golaverazh më të mirë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

