Barcelona në finalen e Kupës se Mbretit, “firmosin” Suarez e Neymar

Barcelona shkon në finalen e Kupës së Mbretit. Asnjë surprizë në El Madrigal, ku Barcelona fitoi 3-1 me Vilarrealin, duke kaluar  në finale të Kupës së Mbretit, edhe falë suksesit 3-1 të arritur në takimin e parë të gjysmëfinales së zhvilluar në “Camp Nou”. Vilareal  befasoi vetëm pak ditë në parë me barazimin 1-1 me Realin në Santiago Bernabeu, por mund të kualifikohej në rast të një fitoreje 2-0, mirëpo  ëndrrat e formacionit të Marcello Garcia Toral, u venitën që në minutën e 3-të, kur braziliani Neymar e kaloi topin pas shpinës së portierit Asenjo, pas asistit të dhënë nga Messi. Yjet e Barcelonës, të cilët Enrique nuk i kishte kursyer për të mos rrezikuar, shkëlqyen shumë shpejt në El Madrigal, për ta kontrolluar më pas me shumë qetësi sfidën. Gjithsesi Villarreali arriti ta mbyllte pjesën e parë në baraspeshë të plotë falë finalizimit të Jonathan dos Santos, që shfrytëzoi pasimin e saktë të Uches.  Ishte thjeshtë një shkëndijë që mbajti gjallë entuziazmin e tifozëve vendas, pasi në minutën e 73, Luis Suarez realizoi golin e dytë për karalanasit. Vetëm pak minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Neymar fiksoi rezultatin 3-1 pas një krosimi të kalibruar të Xavit. Ndërkohë që nga minuta e 65, Villarreali luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Pinas me karton të kuq. Villarreali nuk mundi të bënte realitet ëndrrën për të luajtur për herë të parë në histori një finale të Kupës së Mbretit, ndërsa katalanasit mbeten favoritë absolutë për ta fituar këtë trofe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?