Barcelona në krizë financiare, 12 futbollistë bëjnë gati valixhet

Barcelona ia doli të mbajë në Katalonjë kapitenin Leo Messi, por nuk mund të bëjë të njëjtën gjë me gati 12 futbollistë të tjerë të skuadrës. Qëndrimi i kapitenit ndryshoi edhe një herë planet e trajnerit Koeman për formacionin e katalanasve dhe tashmë drejtuesit e klubit duhet të sigurojnë të ardhurat e mjaftueshme për të përforcuar skuadrën dhe mbi të gjitha, për të mbyllur hapësirat e krijuara nga largimi i disa prej titullarëve.

Shkëputja e Luis Suarez dhe Arturo Vidal nga Barcelona tanimë është çështje e mbyllur. Uruguaiani mbetet ende mes Juventus dhe Atletico Madrid ndërsa futbollisti kilen ka akord të plotë me Interin dhe do të transferohet në Itali ditët e ardhshme. Por këta dy futbollistë nuk janë të vetmit që do lënë Katalonjën.

Luis Suarez could head a list of 12 players to depart Barcelona during this transfer window

Samuel Umtiti, një tjetër pjesë e rëndësishme e formacionit blaugrana, mund të lërë Barcelonën për t’u rikthyer në vendlindje, atje ku e presin francezët e Lyon. Martin Baithwait, një tjetër lojtarë i ardhur me bujë te blaugranët është në ankand, me Barcan që kërkon 20 milionë për kartonin e tij.

Shumë të rinj janë vendosur gjithashtu në shitje nga klubi spanjoll duke nisur nga Todibo, Junior, Vag, Monchu, Huan Miranda apo Oriol Busqets për të cilët po vlerësohen ofertat më të mira. Barcelona synon të afrojë të paktën tre emra të mëdhenj për t’u kompletuar ekipin për sezonin e ri.

New boss Ronaldo Koeman is also unconvinced by January signing Martin Braithwaite

Arturo Vidal is also in talks to move to Inter Milan but the financial slump is holding up a move

 

 

SHKARKO APP