Barcelona në luftë me kohën, ja lëvizja e fundit për të regjistruar disa lojtarë në kampionat
Tashmë është zyrtare. Klubi i Barcelonës, ka nxjerr në shitje 24.5% të Barça Studios te Orpheus Media, një kompani e menaxhuar nga Jaume Roures, Drejtor i Përgjithshëm i Mediapro, për 100 milionë euro.
Klubi katalanas në këtë mënyrë me këtë lëvizje do të jetë në gjendje të regjistrojë, të paktën, disa lojtarë për debutimin e së shtunës në kampionat kundër Rayo Vallecano në Camp Nou.
Zyrat e klubit po punojnë kundër kohës për të arritur që të regjistrojnë 5 bledjet e reja dhe dy rinovimet e mbyllura këtë verë. Xavi merr në këtë mënyrë një lajm të mirë para ndeshjes së parë kundër Rayo Vallecanos.
Megjithatë, pavarësisht shtimit të këtij kapitali, Barcelonës i duhen edhe 30-40 milionë euro të tjera për të regjistruar të gjithë futbollistët. Klubi shpreson gjithashtu që të ndihmohen nga Busquets dhe Pique në uljen e pagave dhe nga një largim i Frenkie de Jong. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

