Barcelona në rrezik falimentimi, dështojnë negociatat për uljen e pagave
Këshilli Administrativ i Barcelonës komunikoi se tavolina e negociatave për të vendosur modalitetet e reduktimit të pagave të lojtarëve profesionistë dhe të të gjithë punonjësve të klubit, ka përfunduar pa u arritur ndonjë akord.
Me pak fjalë, lojtarët e Barcelonës nuk pranojnë uljen e pagave, edhe pse klubi prej kohësh është në vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa Presidenti i larguar Bartomeu e cilësoi këtë çështje si thelbësore për vazhdimësinë e klubi “blaugrana”.
Tani për të dyja palët, klubin dhe lojtarët nis një periudhë reflektimi që do të zgjasë deri në 23 nëntor. Pas kësaj data, nëse lojtarët nuk do të pranojnë propozimin e klubit, Barcelona mund të vendosë në mënyrë të njëanshme uljen e pagave. Në rast të një veprimi të tillë, lojtarët nga ana e tyre mund të nisin një çështje ligjore për të zgjidhur kontratat duke u liruar nga detyrimet që kanë ndaj Barcelonës. Klubi katalanas rrezikon falimentimin për shkak të borxheve të mëdha nëse nuk do të ketë ulje të pagave.