Barcelona nis tentativat e para për të rrëmbyer De Ligt në verë
Në Spanjë janë të bindur se Barcelona ka filluar që të lëvizë për të transferuar De Ligt, edhe pse në fakt kushtet financiare nuk i ka më të mirat e mundshme.
“Barcelona po mendon seriozisht që të transferojë De Ligt në La Liga. Kjo hipotezë është praktikisht e pamundur për shkak të rrogës së lartë të mbrojtësit. Por ndryshon mendimi për merkaton e verës, sepse Juventusi do të mundohet që të shesë, që të investojë në sulm”, shkruajnë mediat iberike.
Çmimi i kartonit të lojtarit do të ishte më i ulët se 120 milionët që parashikohen në kontratë. Sipas “Sport”, Barcelona e ka marrë këtë informacion nga Mino Raiola, agjenti i lojtarit gjatë një takimi të disa ditëve më parë në Torino.
Barcelona po punon që të bëjë sa më të lehtë ardhjen e mbrojtësit holandez, duke nxjerrë në treg Coutinhon, largimi i të cilit do të mundësonte ardhjen e një ylli në skuadër.
KOHA JONË SONDAZH

