Barcelona nuk ndalet në merkato, zyrtarizon mbrojtësin brazilian
Barcelona për të tretin ditë radhazi, ka zyrtarizuar blerjen e radhës. Klubi Blaugrana konfirmoi këtë të mërkurë, blerjen e Emerson Royal nga Betisi i Sevillas. Klubi katalan do të paguajë 9 milionë euro në arkat e klubit andaluz, që mban gjithashtu 20% të vlerës së kartonit në rast se Barcelona vendos ta shesë mbrojtësin në të ardhmen.
Braziliani mbërriti në Spanjë në vitin 2019, pasi Barcelona dhe Betisi paguan në total 12 milionë euro, pra nga gjashtë milionë secila skuadër, për ta shkëputur nga Atlético Mineiro.
Palët kishin rënë dakord që Emerson Royal do të qëndronte te Betisi deri në vitin 2021, më pas mund t’u bashkohej “blaugranave” që do të paguanin 9 milionë euro, 3 më shumë se shuma që shpenzoi skuadra bardhë-jeshile për gjysmën e kartonit. Royal është grumbulluar nga trajneri i Brazilit, Tite, duke më vendin e Dani Alvesit, i cili mbeti jashtë për arsye dëmtimi.