Barcelona nuk synon vetëm Bastonin, në listë edhe mbrojtësi i Juventusit
Barcelona nuk ka si objektiv vetëm Alessandro Bastonin. Gjatë një emisioni sportiv në Itali, gazetari Sandro Sabatini ka zbuluar se katalanasit janë interesuar edhe për Andrea Cambiaso, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Juventus.
Anësori i bardhezinjve konsiderohet një element kyç në skemat e trajnerit Luciano Spalletti, por drejtuesit e klubit torinez mund të ulen në bisedime në rast të një oferte të rëndësishme, sidomos nëse skuadra nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Champions League.
Megjithatë, në Spanjë vazhdon të mbetet i fortë edhe interesi për Bastonin. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i Inter shihet si profili ideal për repartin defensiv, duke qenë një lojtar i majtë dhe me cilësi të larta në ndërtimin e lojës.
Madje, raportimet sugjerojnë se vetë Bastoni do të ishte i hapur për një transferim dhe ka kërkuar përshpejtimin e negociatave, edhe pse fillimisht duhet arritur një marrëveshje personale me klubin katalanas.
Vlera e mundshme e transferimit për Bastonin mendohet të jetë rreth 55-60 milionë euro, edhe pse Barcelona synon të negociojë një çmim më të ulët, duke përfituar nga fakti që kontrata e tij me Interin skadon pas dy sezonesh.
KOHA JONË SONDAZH

