Barcelona përdor kartën Lautaro për të bindur Messin që të qëndrojë
Lionel Messi mban në ankth Barcelonën. Në Katalonjë presin që kapiteni të marrë vendimin e tij brenda gushtit, duke qenë se në 30 skuadra do të rinisë përgatitjet. Frika për të humbur numrin 10 është rritur dhe sipas “Mundo Deportivo” dhe “Sport”, të përditshmeve katalanase, Messi nuk i beson prespektivës së ardhshme të klubit: nuk është bindur nga projekti Koeman e nuk ka pëlqyer aspak spastrimet që po kryejnë drejtuesit mbi gardën e vjetër.
Bartomeu mendon të luajë një kartë për të zbutur zemërimin e argjentinasit dhe ta bindë të qëndrojë tek Barcelona. Lautaro Martinez është sulmuesi i kërkuar nga vetë Pleshti dhe ardhja e tij mund ta mbajë kapitenin akoma në Katalonjë.
Nëse Messi do të manifestonte haptas vendimin për t’u larguar, e vetmja zgjidhje e mundshme do të ishte ajo e zgjedhur në 2018 nga Florentino Perez me Ronaldon. Përcaktimi i një shume në merkato, ku skuadra e interesuar mund ta marrë me lehtësi më pas Messin, pasi klauzola prej 700 milionë eurosh, nuk mund të përballohet nga asnjë klub.