Barcelona pranë 3 transferimeve të mëdha, pa shpenzuar asnjë euro
Barcelona po vijon punën në merkato, edhe pse në fakt nuk ka vendosur nëse Koeman do të vijojë që të jetë në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
Pasi prenotuan Sergio Aguero, një tjetër sulmues i nivelit të lartë do zbarkojë në Katalunjë. Memphis Depay ka gjetur akordin me Barcelonës, sipas L’Equipe. Agjentët e sulmuesit në Lyon janë në Barcelonë prej ditësh dhe po finalizojnë detajet e fundit të kontratës së re të holandezit, që mësohet të ketë pranuar pagë të ulët për shkak të vështirësive të Barçës.
Ditët e fundit vetë lojtari ka kontaktuar me drejtorin Mateu Alemany dhe familjarët e tij po kërkojnë prej ditësh një shtëpi në Barcelonë, çka tregon qartë se 27-vjeçari do vishet blaugrana sezonin e ardhshëm. Tre goditjet e para të Laporta-s pritet të jenë Garcia, Depay dhe Aguero.