Barcelona pranë transferimit të portierit të Espanyol
Barcelona ka bërë hapin e parë në këtë merkato verore dhe është shumë pranë nënshkrimit me portierin e talentuar të Espanyolit, Joan García. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle MARCA, lojtari ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën blaugrana sezonin e ardhshëm dhe tashmë ia ka komunikuar këtë vendim klubit të tij aktual. Megjithatë, García dëshiron të bisedojë edhe me familjen para se të marrë vendimin përfundimtar.
Marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar, por palët janë shumë pranë. Barcelona është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh, duke shmangur çdo opsion huazimi për sezonin e ardhshëm – një mundësi që ishte diskutuar fillimisht, por që është hedhur poshtë.
Në të njëjtën kohë, Barcelona do të duhet të lëvizë me kujdes në merkato për shkak të kufizimeve nga Fair Play financiar. Shitjet e mundshme të Clément Lenglet dhe Ansu Fati janë prioritet për të siguruar frymëmarrje ekonomike dhe për të përmbyllur transferimin e García sa më shpejt, ndoshta brenda kësaj jave ose javës që vjen.
KOHA JONË SONDAZH

