Barcelona refuzon ofertën nga klubi turk për Ter Stegen
Marc-André ter Stegen mund të largohet nga Barcelona që në merkaton e ardhshme. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle SPORT, Besiktasi ka dërguar një ofertë zyrtare te katalanasit për të siguruar shërbimet e portierit gjerman, i cili është ende në fazën e rikuperimit pas operacionit në shpinë.
Klubi turk mësohet të ketë propozuar huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, duke marrë përsipër të mbulojë të plotë pagën e tij, si dhe një të drejtë blerjeje prej 8 milionë eurosh në verë.
Për të bindur vetë ter Stegenin, ka ndërhyrë personalisht Eduard Graf, drejtori sportiv i Besiktasit, i cili ka një të kaluar te Borussia Dortmundi dhe njeh mirë portierin 32-vjeçar.
Nëse operacioni finalizohet, ai do të përfaqësonte një nga lëvizjet më të bujshme të dimrit dhe një ndryshim të madh në karrierën e një prej portierëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit.
KOHA JONË SONDAZH

