Barcelona refuzon rinovimin e Coutinhos, braziliani është në planet e Koeman

Philippe Coutinho me shumë mundësi do të qëndrojë te Barcelona këtë sezon. Trajneri Koeman u ka bërë të ditur drejtuesve se braziliani është në planet e tij për sezonin e ri. Klubi katalanas ka refuzuar së fundmi një huazim të mundshëm të tij në ndonjë skuadër tjetër.

Duke marrë në konsideratë krizën ekonomike lënia në formë huazimi do të sillte një dëm të madhe financiar. Bayerni refuzoi të paguante 120 milionë euro për 28-vjeçarin.

Koeman e sheh Coutinhon si trekuartistin ideal, duke dalë kundër paraardhësve të tij, të cilët nuk e donin brazilianin në formacionin e Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP