Barcelona regjistron në La Liga 4 nga 5 blerjet e kësaj vere
Barcelona ishte në luftë kundër kohës për të federuar 5 blerjet e reja të verës, por ka arritur që të regjistrojë vetëm katër prej tyre.
Pas shitjes për 100 milionë euro të 24.5 % të aksioneve të “Barca Studios”, klubi ia ka dalë të regjistrojë emra si Robert Leëandoëski, Franck Kessie, Raphinia dhe Christensen, teksa i vetmi që nuk është federuar ende, është mbrojtësi francez Jules Kounde.
Ky i fundit është i dëmtuar dhe pritet të rikuperohet vetëm në fillim të shtatorit, ndaj në ditët e ardhshme drejtuesit e Barcelonës do të provojnë të largojnë De Jong, Braithwaite dhe njërin mes Depay e Aubameyang, për të mundësuar edhe federimin e ish mbrojtësit të Sevillas.
Gjithashtu janë federuar edhe Ousmane Dembele e Sergi Roberto, me të cilët u rinovua kontrata këtë verë, pasi ajo e mëparshmja skadoi më 30 qershorin që lamë pas.
KOHA JONË SONDAZH

