Barcelona rrezikon të përjashtohet nga merkato për shkak të Xavit
Ardhja e Xavit në krye të pankinës së Barcelonës është hetim nga Federata Spanjolle. Sipas asaj që raporton Cadena Cope, organi i futbollit iberik do të analizojë pagesën e klauzolës së lirimit të paguar te Al Sadd për të lënë të lirë Xavin.
Barcelona ndodhet në një situatë të pasigurt ekonomike, me një borxh prej 1.35 miliardë eurosh. Nëse hetimi zbulon se Barcelona ka paguar më shumë se 3 milionë euro (klauzola ishte 5 milionë, por ekipi katalans do të jetë e impenjuar dhe në turne miqësor për të kompensuar pagesën).
Skuadra e Barcelonës rrezikon që të përjashtohet nga merkato e ardhshme nëse do të zbulohet një gjë e tillë nga organet e futbollit spanjoll. /R.Lika-Koha Jonë/