Barcelona s’di të fitojë as pa Koeman, ndalet ndaj Alaves (VIDEO)
Barcelona nuk di të fitojë as pa Koeman. Skuadra katalanase nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Alaves në duelin e luajtur në “Camp Nu”.
Pas një pjese të parë pa gola, në fillimin e së dytës, Memphis Depay shënoi golin e avantazhit me një perlë të vërtet nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh.
Reagimi ishte i menjëhershëm, teksa Alaves do të barazonte menjëherë me Luis Rioja, duke finalizuar një aksion fantastik në minutën e 52-të, duke kaluar edhe portierin Ter Stegen.
Barcelona mbetet në vendin e 9-të me 16 pikë, 8 më pak se vendi i parë që mbahet nga Reali. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

