Barcelona s’di të fitojë më në La Liga, frenohet edhe nga Valencia (VIDEO)
Barcelona ka harruar se si fitohet në La Liga. Skuadra katalanase nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Valencvias.
Në “Mestalla” ndeshja nisi furishëm për vendasit që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e parë me Garay që shokoi që në start vendasit. Reagimi i klubit blaugrana erdhi në minutën e 23-të, teksa Lionel Messi shënoi një gol shumë të bukur me një goditje fantastike në hyrje të zonës.
Në pjesën e dytë Barcelona kërkoi golin, por e kishte të vështirë për të depërtuar në mbrojtjen e Valencias. Barcelona në këtë mënyrë ka katër ndeshje që nuk fiton në La Liga. Ekipi i Valverdes mban vendin e dytë me Atleticon, me një pikë më pas Sevilla-s. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

