Barcelona s’di të ndalet në merkato, kërkon qendërmbrojtësin e Milanit
Barcelona ka vendosur sërish të përforcohet duke marrë lojtarët e Milanit, që janë në fundin e kontratave të tyre.
Sipas sportives spanjolle “AS”, katalanasit janë të interesuar për 27-vjeçarin Alessio Romagnoli, me agjentët e të cilit kanë nisur negociatat.
Mbrojtësi italian shihet si elementi i duhur për të përforcuar prapavijën, edhe pse me kuqezinjtë ai ka luajtur fare pak këtë sezon, pavarësisht dëmtimit të rëndë të Kjaer.
Sipas drejtuesve të Barcelonës, Romagnoli do të ishte perfekt për të formuar çiftin e mbrojtjes me Araujo.
KOHA JONË SONDAZH

