Barcelona sfidon Liverpoolin për transferimin e Guehi

Barcelona nuk e ka përjashtuar mundësinë për të bërë një lëvizje drejt mbrojtësit Marc Guehi në verën e ardhshme, ndërsa kapiteni i Crystal Palace pritet të jetë në qendër të një gare të fortë mes klubeve më të mëdha europiane.

25-vjeçari ishte pranë transferimit te Liverpool në ditën e fundit të merkatos së verës, por marrëveshja u prish në momentet e fundit. Që atëherë, mbrojtësi i Anglisë ka vijuar të shkëlqejë me fanellën e Palace, duke ruajtur formën dhe profesionalizmin mes interesimit të madh nga Premier League dhe jashtë saj.

Barcelona dhe Real Madrid e kanë mbajtur nën vëzhgim, ndërsa kontakte ka patur edhe me Bayern Munich. Liverpool pritet të rikthehet me një ofertë, ndërsa Manchester City e ka ndjekur prej kohësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guehi i përfundon kontrata me Crystal Palace këtë verë dhe ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të firmosë rinovim. Kjo i hap rrugën një marrëveshjeje paraprake me klube jashtë Anglisë që nga janari, opsion që kampi i tij po e konsideron seriozisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk pritet që ai të largohet me pagesë gjatë merkatos së janarit, ndërsa Palace, pavarësisht tensioneve të brendshme, e mbajti në klub në verë edhe pasi kishte kaluar pjesërisht vizitat mjekësore me Liverpool për një marrëveshje prej 35 milionë paundësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?